Kryetari I Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një postim në Twitter ku shkruan se qëndrimi I aktorit të madh Robert Ndrenika pro ndërtimit të një godinë të re për Teatrin Kombëtar është një lajm I shkëlqyer.

 

“Lajm i shkelqyer qe i madhi Robert Ndrenika eshte PRO Teatrit te Ri! Asnje milimeter nuk merret e garancia per kete eshte nje negociate ku aktoret dhe arkitektet behen pjese me po kete fryme bashkepunimi qe shfaq kaq bujarisht miku yne Ndrenika per Teatrin e Tiranen qe duam!”

 


Prej disa ditësh, një pjesë e artistëve po protestojnë kundër prishjes së godinës aktuale të Teatrit, Kombëtar dhe ndërtimit aty të një Teatri të ri. Ata pretendojnë se duhet ruajtur historia e kësisoj godina aktuale duhet vetëm të rikonstruktohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *