Subscribe

Kryebashkiaku Veliaj paralajmëroi ashpër operatorët e transportit publik.

Ai tha se në rast se kompanitë e transportit urban nuk rifillojnë shërbimin, bashkia e Tiranës do t’u heqë atyre licensën.

ERION VELIAJ


KRYETAR I BASHKISE TIRANE

Bashkia e Tiranës i ka plotësuar të gjitha kërkesat e kompanive të autobusëve. Mund të vazhdojnë debatet me ministrinë, edhe unë dua të vazhdoj një diskutim me ministrinë sepse duhen subvencionuar studentët, duhen subvencionuar personat me aftësi të kufizuara, duhen subvencionuar veteranët; por, ky diskutim mund të vazhdojë fare mirë duke nisur punë. Unë do të jem avokati i tyre, por në momentin kur ata thonë: ‘O të gjitha, o rashë e vdiqa’, ju garantoj se disa kompani do humbasin licencën e transportit në Bashkinë e Tiranës

Kompanitë e transportit urban kanë refuzuar të rifillojne punen.

Operatorët nuk bien dakord me protokollin e sigurisë të parashikuar nga ministria e shëndetësisë, që dikton reduktimin e kapacitetit dhe ruajtjen e distancës mes udhetareve.

Punonjësit e transportit po ashtu kanë protestuar prej disa ditësh pranë ministrisë së Infrastrukturës duke kërkuar pagën e luftës, si një ndër kushtet për rifillimin e aktivitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *