Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë...

Bombardim me 35 gjuajtje në portë! Dominimi i frikshëm...

Reforma territoriale, Komisioni Europian për Vizion Plus: S’është kusht...

Operacion antidrogë në Kolonjë, arrestohet çifti i bashkëshortëve, kishin...

Trump: 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan,...

Një gol më shumë, 21 më pak! Ronaldo i...

Ukraina godet objektet ruse të gazit, dronët fluturojnë 3...

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas...

Kokainë mes trëndafilave, kapen 100 kg drogë në aeroportin...

“Prania Besnike”, Rama ndan detaje nga takimi me ministrat...

Veliaj jep lajmin e mirë: Ushqim falas në shkollat e kryeqytetit, do ndërtojmë Qendër për fëmijët me nevoja të veçanta

1 Tetor 15:37

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për fëmijët e kryeqytetit dhe ata me nevoja të veçanta. Duke nisur nga shtatori i vitit të ardhshëm, të gjithë nxënësit e Tiranës do të përfitojnë ushqim falas në shkollat publike.

Ky vendim synon të sigurojë një fillim të barabartë për të gjithë fëmijët, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjeve të tyre apo situatës familjare.

“Vendimi që kemi marrë është që, duke filluar nga Shtatori i vitit tjetër, në të gjitha shkollat e Bashkisë së Tiranës do të ofrojmë ushqim falas për fëmijët dhe nxënësit. Sepse besojmë fort që pavarësisht nëse prindërit i kemi me ndihmë ekonomike ose në gjendje të mirë ekonomike, pavarësisht nëse i ke të dy prindërit, apo nëse prej një fatkeqësie të mungon një nga prindërit, të gjithë duhet ta kenë fillimin e barabartë. Ne duam që fillimi, për të gjithë ata që vijnë në shkollat tona për të marrë vitaminat dhe vlerat ushqimore, të jetë njësoj”, tha Veliaj.

Në të njëjtën kohë, Veliaj njoftoi edhe për një projekt tjetër të rëndësishëm: ndërtimin e një qendre për fëmijët e spektrit autik dhe ata me sindromën Down. Kjo qendër do të ofrojë mbështetje të specializuar për fëmijët me nevoja të veçanta, duke u siguruar atyre një ambient të përkushtuar për zhvillimin dhe integrimin e tyre.

“Ne kemi marrë një vendim që, ashtu siç Piramida është qendra e ekselencës digjitale në të gjithë rajonin tonë, duam që tek prona ngjitur me Ambasadën Amerikane, në një nga pronat më të çmuara të Tiranës, të ngrejmë një qendër ekselence për të gjithë fëmijët e spektrit autik dhe sindromës Down. E meritojnë gjithë vëmendjen tonë. Dua të jemi të parët edhe për të ndihmuar engjëjt tanë me nevoja speciale, ashtu siç po kujdeseni  pranë çerdheve, kopshteve, shkollave, ashtu të kemi edhe një qendër specifike edhe për pjesën mbas mësimit. Secili meriton të ketë një shans të përmirësohet, të ketë një shans të fluturojë dhe të ketë një shans që të shkëlqejë në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Falas Shkolla Veliaj Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gruan, i bllokohet arma (VIDEO)

më shumë...

Bombardim me 35 gjuajtje në portë! Dominimi i frikshëm i PSG-së

më shumë...

Reforma territoriale, Komisioni Europian për Vizion Plus: S’është kusht për anëtarësimin në BE, duhet proces gjithëpërfshirës

më shumë...

Operacion antidrogë në Kolonjë, arrestohet çifti i bashkëshortëve, kishin kultivuar 270 rrënjë kanabis

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:38

Sadushi: Pavarësia e gjyqësorit nuk negociohet, zhbllokoni...

10:33

Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton...

10:25

Mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve për pagat,...

10:09

Bombardim me 35 gjuajtje në portë! Dominimi...

10:08

Reforma territoriale, Komisioni Europian për Vizion Plus:...

10:05

Shpërthimi në karburantin “Eida” ende pa version...

10:01

Operacion antidrogë në Kolonjë, arrestohet çifti i...

9:54

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan...

9:51

Trump: 5 mijë dollarë për çdo të...

9:48

Një gol më shumë, 21 më pak!...

9:47

Ukraina godet objektet ruse të gazit, dronët...

9:37

Beteja e fundit! Gjyqi ndaj Thaçit, nisin...

9:22

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë...

9:15

Banorët e Marinzës sërish protestë kundër “Bankers...

8:56

U vra me plumb në kokë, hetuesit...

8:43

Rritje e lehtë e temperaturave, parashikimi i...

8:32

Kokainë mes trëndafilave, kapen 100 kg drogë...

8:23

“Sot do të kërkoni më shumë siguri...

8:09

“Prania Besnike”, Rama ndan detaje nga takimi...

11:04

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin,...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.