Subscribe

Tirana është ne prag te emergjencës nga i nxehti i madh. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka mbledhur grupin task force për te menaxhuar krizën e ujit dhe rrezikun nga zjarret.

 

Si pasoje e rënies se nivelit te ujit nga thatësira, 15% e banoreve te Tiranës, kryesisht ne periferi, kane mungesa te ujit. Kryetari i bashkisë ka deklaruar monitorim per ndërhyrjet e paligjshme, lavazhet e ndërsa nuk përjashtohet mbyllja e përkohshme e pishinave. Kryetari i bashkisë kërkon mbështetjen e policisë dhe ushtrisë, per te menaxhuar situatën e zjarreve ne kryeqytet.

 

Me mbështetjen e ushtrisë, bashkia ka shtuar numrin e boteve qe do te kryejnë furnizimin me ujë per banoret qe kane mungesa. Kryetari i bashkisë ka kërkuar edhe ndihmën e bizneseve, per te shtuar numrin e boteve ne lagjet qe kane probleme.

 

Temperaturat e larta qe kane përfshirë te gjithë Europen kane detyruar disa shtete si Italia e Britania te marrin masa te forta për kursimin e ujit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *