Subscribe

Kryetari i bashkisë Erjon Veliaj u premtoi studenteve se vitin e ardhshëm akademik do te kenë nje trajtim me dinjitoz, pasi ne bashkëpunimin dhe me qeverinë gjermane ka nisur puna per rehabilitimin e konvikteve.

 

Gjate nje seminari per zhvillimin urban te qytetit, Veliaj u ndal edhe tek transformimi qe do te pësoje godina simbol ne mes te Tiranës, piramida.  Ajo do te kthehet ne nje qendër inovacioni.

 

Godinës e Piramidës do të shndërrohet në qendrën më të madhe të inovacionit në Ballkan ku 5 mijë fëmijë mund të mësojnë gjuhën e programimit. Piramida që është ndërtesa më kryesore në qytetin tonë, edhe më e lakmuara, i është dhënë qytetit të Tiranës nga qeveria për ta transformuar në një shkollë alternative të teknologjisë së informacionit, ku 5 mijë fëmijë të këtij qyteti të kenë mundësinë që të kodojnë, të animojnë, të shkruajnë programe, në të njëjtën mënyrë si bashkëmoshatarët e tyre në Francë, në Gjermani”.

 

 

Duke vlerësuar reformën e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për ndarjen e re administrative, Veliaj tha se ajo krijon mundësitë që investimet të shtrihen edhe në zonat rurale, në ish-komunat që më parë i kishin të pamundura investime të tilla.

 

 “Ajo që kemi parë është se prekja e qendrave të qyteteve sjell një lloj graviteti ekonomik, social e kulturor. Kjo ishte faza e parë ku u prekën të gjitha qendrat e qytetit, dhe ku sheshi “Skënderbej” është sigurisht xhevahiri i kurorës në këtë transformim. Tani vëmendja është te fshati. Kemi filluar një proces që quhet projekti i “100 Fshatrave”. Shqipëria ka mijëra fshatra, por ne duam të krijojmë një paketë turistike, ekonomike, bujqësore për 100 fshatra që mund të jenë modele të agro-turizmit. Mezi pres që shumë realitete këtu afër Tiranës, ku kemi filluar me fermat, me agro-biznesin, të transformohen shumë shpejt”.

 

Veliaj shtoi se pas taksive elektrike, vemendja do te shtrihet tek shtimi i flotes se autobuzeve elektrike.

 

“Për disa çështje, vendet në zhvillim që për arsye historike kanë humbur shumë kohë, mund t’i kalojnë disa etapa. Kjo është arsyeja pse në Ballkan kemi flotat më të mëdha të taksive elektrike, pa asnjë subvencionim, thjesht duke thënë kush merr taksi elektrike e merr licencën për 24 orë. Vetëm nga një vendimmarrje të tillë kemi sot 5 flota të taksive elektrike në Tiranë. Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe me autobusët elektrikë”,.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *