Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 January 2026
Vizion fokus

Polonia u godit nga më shumë se 3,000 sulme...

Ambasada Britanike në Teheran mbyllet përkohësisht

Frikë për sulme, vendet perëndimore tërheqin qytetarët nga Irani

Danimarka: Kemi mospajtime thelbësore me SHBA-në për Groenlandën

Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar të PS të premten,...

Tragjedia në Crans-Montana, rajonet zvicerane ndalojnë mjetet piroteknike në...

Akuzohen për aktivitete anti-migrante, Franca u ndalon hyrjen 10...

Ernest Muçi dopietë dhe asist në Kupën e Turqisë,...

Vendimi i DASH për pezullimin e vizave për 75...

Shqipëria dhe Kosova në “listën e zezë” të SHBA,...

Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare “Musine Kokalari”/ “Partiçkat nuk i pengojnë dot punët e qytetit”

25 Shkurt 14:53

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për shkollën 9-vjeçare “Musine Kokalari”, e cila do të përforcohet pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit, për ta bërë dy herë më të madhe për nxënësit.

 

“Na është dhënë një mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë shkollën thuajse dy herë më të madhe e më të fortë, e të kalojmë nga 790-800 nxënës në 1200 nxënës. Një pjesë e shkollës do të përforcohet, që i rezistoi tërmetit. Përveç kësaj, do të bëjmë edhe një shtesë, si në kate, ashtu edhe me një palestër me standarde olimpike. Të gjithë ndërtimet po bëhen me ‘Eurokod 9’, duke u siguruar që, çfarë mësimesh nxorëm nga historia e tërmetit, të kthehen në praktika më të mira për ndërtimet. Bashkia e Tiranës është e para që po aplikon trarët antisizmikë dhe sigurisht, do kthehet më pas në normë edhe për gjithë qytetin”, sqaroi Veliaj.

 

Kreu i Bashkisë tha se me shkollat e reja dhe me lagjen e re, Kombinati po shndërrohet në një hapësirë të rëndësishme për qytetin.

 

“Në Kombinat vijmë me kokën lart. Çfarë beteje bëmë për shkollën “Betim Muço”, që ishte nisur të bëhej pallat. Shumë njerëz e harrojnë, por shkolla “Kosova”, shkolla “Betim Muço”, ishin terrene që ishin nisur për pallate. Tani po ndërtohet “Musine Kokalari 2”, mbaruam “Lasgush Poradecin” me miqtë e Katarit, ka dalë një ndër shkollat më të bukura në Republikë. Fillojmë edhe me “Myslym Ketën” dhe besoj se Kombinati nuk i ka parë 4 shkolla të reja brenda një mandati, që nga koha e Çlirimit”, u shpreh Veliaj.

 

Duke folur për lagjen e re në Kombinat, kryebashkiaku tha se një pjesë e karabinave të pallateve tashmë kanë mbaruar dhe në pranvera pritet të jenë gati, kur të hidhet shorti për familjet e para që do të hyjnë në shtëpitë e tyre të reja.

 

“Për një pjesë të madhe të pallateve ka mbaruar karabinaja, por sa më vjen mirë për këtë, aq edhe më vjen keq për kohën që kemi humbur. Futet një parti e vogël, i hedh trutë e gomarit dikujt, fillojnë gjyqet, masat e bllokimit etj. Na u desh fillimisht të fitonim betejat ligjore, më pas të fitonim betejën e llaçit dhe tullave. Mëkat i madh! Humbasim kohë. Dua të falënderoj banorët sepse 99% e tyre nuk u ngatërruan me politikën, por ai 1% që prish gjithmonë punë dhe që e ka shoqëruar gjithmonë historinë e vendit për një stërkëmbësh dhe një pengesë, nuk mungoi edhe kësaj here. Megjithatë, të shkuara e të harruara, kur thotë populli! Fakti që sot janë liruar të gjitha kantieret në Kombinat dhe po mbarojnë ndërtesat e para, do të thotë se jemi gati për të hedhur shortin. Më vjen mirë që në pranverë do të futen familjet e para në shtëpi dhe ambicia jonë është që, brenda këtij viti, ta mbyllim 100% historinë e tërmetit, edhe te ‘5 Maji’, edhe këtu në Kombinat, me shpresën që partiçkat nuk do të na pengojnë prapë”, përfundoi Veliaj.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Erion Veliaj Inspektime Punimet shkolla musine kokalari

Nga e njëjta kategori

Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar të PS të premten, zbardhet agjenda

më shumë...

Vendimi i DASH për pezullimin e vizave për 75 vende, ambasada e Amerikane në Tiranë sqaron se kush qytetar shqiptar ka të drejtë të udhëtojë drejt SHBA

më shumë...

Shqipëria dhe Kosova në “listën e zezë” të SHBA, vendimi i DASH pezullon vizat e emigrantëve për 75 vende, mes tyre edhe 3 vende të tjera ballkanike

më shumë...

SHBA pezullon vizat për 75 vende, DASH: Vendimi hyn në fuqi nga 21 janari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:46

Polonia u godit nga më shumë se...

10:28

Si stresi para kirurgjisë rrit dhimbjen dhe...

10:05

Ambasada Britanike në Teheran mbyllet përkohësisht

9:38

Frikë për sulme, vendet perëndimore tërheqin qytetarët...

9:34

Danimarka: Kemi mospajtime thelbësore me SHBA-në për...

9:07

Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar të PS...

8:14

“Dialogu me Serbinë, i pamundur të zhvillohet”,...

8:10

Tragjedia në Crans-Montana, rajonet zvicerane ndalojnë mjetet...

8:04

Akuzohen për aktivitete anti-migrante, Franca u ndalon...

7:12

Ernest Muçi dopietë dhe asist në Kupën...

7:07

Pesë zakone të shëndetshme për jetëgjatësi në...

6:41

Vendimi i DASH për pezullimin e vizave...

6:25

Shqipëria dhe Kosova në “listën e zezë”...

6:13

A e dinit? Lëkura vepron si sensor...

6:09

SHBA pezullon vizat për 75 vende, DASH:...

6:07

Von der Leyen: BE po punon për...

5:50

Duka drejt mandatit të shtatë! Zgjedhjet në...

5:39

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

5:25

Ushqimet që ju ndihmojnë të mbani kolesterolin...

5:17

Ministri i Drejtësisë thërret në takim drejtorët...

Më të klikuarat

  • 30-vjeçarja në Këlcyrë merret me forca në makinë dhe dhunohe...
  • Rreziku i llogaritur sjell fitim! Këto shenja horoskopi hyjn...
  • Numri i të vdekurve në Iran tronditës/ 2,571 viktima, ankth...
  • Vendimi i DASH për pezullimin e vizave për 75 vende, ambasad...
  • Irani i përgjigjet kërcënimeve të Trump: Do të godasim bazat...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.