Subscribe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Ditmir Bushati, inspektoi mbylljen e punimeve, për Rrugën “Ali Demi”. Kryebashkiaku theksoi se ky është një nga projektet kryesore që synon përmirësimin e infrastrukturës në njësinë nr.1, pasi sipas tij së shpejti nisin punimet edhe për disa projekte të tjera. Veliaj tha se Bashkia është duke punuar në disa ura mbi lumin e Lanës, në mënyrë që sipas tij jo vetëm qendra e Tiranës të ketë infrastrukturë, por edhe zonat periferike.

“Kam një lajm të mirë edhe për urën e Shkozës, e cila do të jetë investimi i radhës i bashkisë në këtë zonë”, “Sot njësia nr. 1 ka më shumë banorë se qyteti i dytë apo i tretë i Shqipërisë dhe në këtë sens meriton të trajtohet si një qytet më vete. Ambicia jonë është që Shkoza, e gjithë zona e “Ali Demit”, të jetë pjesë e Tiranës policentrike. Do të thotë që të ketë mjaftueshëm infrastrukturë për të funksionuar si të ishte një qytet më vete, me shkolla e institucione të tjera arsimore, por sigurisht edhe me infrastrukturën e nevojshme që e bën këtë një pjesë të Tiranës policentrite.”

Veliaj bëri të ditur se projekti për ndërtimin e 20 shkollave të reja do t’i vijë në ndihmë edhe njësisë nr. 1, për të siguruar institucionet e duhura arsimore edhe për banorët e kësaj zone. Rehabilitimi i rrugës “Ali Demi” në një gjatësi prej rreth 2 km, por edhe i rrugëve “Emin Harizi” dhe “Shemsi Haka” që janë përreth fushës “Ali Demi”, iu vjen në ndihmë rreth 55 mijë banorëve që jetojnë në këtë zonë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *