Subscribe

Aktori amerikan Roy Frank Mitte, i cili ndodhet prej disa ditësh në tiranë në kuadër të Ditës Kombëtare të Aktivizmit, u prit edhe nga erion veliaj.

 

Mitte, i bërë i njohur për rolin e tij në serialin :”Breaking BaD”,  mori nga veliaj Çelësin e Qytetit.

 

“Duke qenë se të konsiderojmë një agjent të ndryshimit, përveçse një aktor të madh për ne është një nder që të japim një ‘Çelës të Qytetit’. Shpresoj shumë që ta konsiderosh Tiranën një derë të hapur, një shtëpi të dytë, ku ti mund të kthehesh përsëri,”

 

Aktori amerikan ndau historinë e tij frymëzuese të tejkalimit të stigmës dhe bullizmit për të arritur qëllimet e tij dhe për t’u bërë një mbrojtës i të drejtave të njerëzve me aftësi ndryshe. teksa tha se për Shqipërinë ka dëgjuar mjaft gjëra pozitive.

 

“Ky është një vend shumë special, për të cilin kam dëgjuar gjëra të mrekullueshme prej një kohe shumë të gjatë. Dhe të më jepnit mundësinë të vija të takoja qytetarët tuaj dhe të rinjtë tuaj, si edhe dëshirën e tyre për t’u zhvilluar, është një shenjë e asaj që keni ndërtuar këtu dhe shoh një të ardhme shumë të ndritur për Tiranën dhe për Shqipërinë. Dhe ju vërtet më nderuat me këtë dhuratë!

 

Dita Kombëtare e Aktivizmit është një aktivitet vjetor i organizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *