Subscribe

Afro 5 mijë banorë që jetojnë në zonën e fushës së Aviacionit duke filluar nga kjo e marte do te kene kushte me te mira ne infrastrukture ne lagjen e tyre. Teksa inspektoi përfundimin e punimeve, Veliaj tha se investimet në çdo lagje janë dëshmi se fokusi i bashkisë është puna dhe jo sharjet e shpifjet.

“E kemi bërë të qartë: Nuk ka më ndarje të tilla! Prej një viti e pak nuk ka më ndarje në të majtë e të djathtë: O do ta bëjmë Tiranën qytetin ideal për të jetuar e rritur fëmijët, ose nuk kemi shans tjetër! Për sa kohë që vazhdon politika e përçarjes, ku investimet bëhen në një vend e s’bëhen në një vend tjetër, Tirana nuk bëri hajër 4 vjet; ndaj ka ardhur koha që tani të fokusohemi te puna, të mos merremi me fjalë e sharje, me shpifje, por të tregojmë që në të gjitha zonat, qoftë në periferi, qoftë në qendër, qoftë në ato që kanë votuar në një mënyrë apo në një tjetër, Bashkia e Tiranës ka një politikë të vetën, punën me investim konkret.”

Sipas Erion Veliajt, prej shumë vitesh, banorët e kësaj zonë jetonin në kushte shumë të këqija.

“Është një investim i cili prek kryesisht një zonë informale, shtëpi që janë ndërtuar pas viteve ’90, njerëz që kanë ardhur në Tiranë me ambicien e shpresën për një jetë më të mirë, por kjo jetë më e mirë nuk është vetëm prej vendosjes gjeografike. Në momentin kur nuk ka infrastrukturë, kur këtu ishte si një fshat i thellë, pavarësisht afërsisë me qendrën e Tiranës, atëherë nuk bën jetë si në kryeqytet. Më vjen mirë që sot mund të themi se këto familje janë në kryeqytet”, – tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në 18 segmente rrugore të këtij blloku banesash, duke bërë të mundur asfaltimin e rrugëve, ndërtimin e trotuareve, shtrirjen e një rrjeti të plotë kanalizimesh të ujërave të bardha dhe ujërave të zeza. Nga ana tjetër është vendosur sistemi i ndriçimit, por edhe sinjalistikës se re rrugore.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *