Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin me “manita”

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa ndaj shoferëve...

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet 48-vjeçari në...

Nojer gati të vendosë një rekord në Champions League

Dronët rusë godasin pikën kufitare mes Ukrainës dhe Moldavisë,...

Patosi kundër bashkimit me Fierin, nis dëgjesa publike me...

Begaj në Oslo për ceremoninë e lamtumirës së Mbretit...

Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para...

Netanyahu: Irani është pranë “kolapsit”, misioni është rrëzimi i...

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në SHBA

Veliaj: “Ata që djegin shkolla nuk janë shkodranë por rrugaçë”

19 Qershor 19:26

Erion Veliaj duke shfrytëzuar takimet elektorale në Tiranë, tha se aktet e dhunës dhe të djegies së shkollave nuk i bëjnë nder Shqipërisë dhe asnjë qytetari të ndershëm, që e do zhvillimin e vendit të vet. Ai theksoi se djegia e shkollës në Shkodër është simbolika më e fortë se çfarë është në gjëndje t’i bëjë opozita e sotme këtij vendi, vetëm për të marrë pushtetin.

 

“Po shikoja dje Voltanën, ishte krenare që kishte djegur një shkollë, që kishte thyer një shkollë, që kishte dhunuar një shkollë. Shqiptarë, kush ka sy të shohë, kush ka veshë të dëgjojë, kush ka mendje të mendojë dhe kush ka dorë të votojë për ata që i bëjnë shkollat dhe jo për ata që i djegin shkollat. Sot isha shumë i mërzitur dhe i hidhëruar që mediat ndërkombëtare tregonin se në Shqipëri një parti që humbet nga viti në vit e nga zgjedhja në zgjedhje, është e pashpresë dhe ka filluar të djegë shkolla. A thua se zbuluan që armiku i Shqipërisë është të djegin shkolla. Është keqardhje”.

 

Më tej, Veliaj shtoi se ata që dogjën shkollën dhe Shkodrën nuk janë shkodranë, por një grupim i vogël që është gati të bëjë çdo gjë vetëm që të vijë në pushtet. “Disa thanë si e bënë shkodranët këtë? Dua të ndalem tek të gjithë ata që mendojnë se këtë e kanë bërë shkodranët. Dua t’ju them që një grup hyzmeqarësh të një partie të lodhur, nuk janë shkodranët”.

 

Kandidati socialist për Tiranën deklaroi se Shkodra e Migjenit, Kol Idromenos, At Zef Pëllumbit, e kulturës, fotografisë, humorit dhe muzikës nuk djeg shkolla.

 

“Shkodra është e Migjenit, e mësuesit të përkushtuar, e atij që nderoi me shumë dashuri kulturën shqipe, për nxënësit shqiptarë, edhe për ju. Shkolla ishte Kisha e Migjenit, xhamia e Migjenit, shkolla ishte Perëndia e Migjenit. Shkodra është e Migjenit, jo e Voltanës, jo e rrugaçëve, jo e dhunuesve. Mos i ngatërroni këto koncepte. Shkodra është e At Zef Pëllumbit, e atij që u sakrifikua për liri, për njerëzit që të kishin besim në Zot edhe në votë. At Zef Pëllumbi e prezanton Shkodrën, jo një grup hyzmeqarësh të lodhur. Sikur me të njëjtin pasion që dogjën, që thyen, që shkatërruan, imagjinoni sikur me të njëjtin zell të kishin pastruar, gjelbëruar, të kishin mbjellë pemë, të kishin bërë kënde lodrash, çerdhe, kopshte, shkolla në Shkodër. Sikur me të njëjtin pasion që e shkatërrojnë imazhin e Shkodrës të kishin bërë punë, sot nuk do ishte nevoja për këtë debat. Por, ngaqë nuk kanë bërë asnjë punë krenohen se djegin shkollat e Shkodrës. Shkodra është e At Zef Pëllumbit që thoshte: Rro me tregu. Dhe do rrojmë dhe do ta tregojmë, edhe punën, edhe dhunën”.

Posted Under:
Politike
Tagged:
Djegie rrugace Shkodran Shkolla Veliaj

Nga e njëjta kategori

Patosi kundër bashkimit me Fierin, nis dëgjesa publike me qytetarët për Reformën Territoriale

më shumë...

Begaj në Oslo për ceremoninë e lamtumirës së Mbretit Harald V

më shumë...

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në SHBA

më shumë...

SPAK njoftim zyrtar, thellohen hetimet ndaj Ballukut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:01

Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin...

8:57

Kriza në Kosovë, analistja: Refuzimi për zgjedhjen...

8:22

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa...

8:19

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet...

8:11

Nojer gati të vendosë një rekord në...

8:00

Dronët rusë godasin pikën kufitare mes Ukrainës...

7:39

Ish-deputeti i Vetëvendosjes kallëzon Albin Kurtin në...

7:20

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:09

Patosi kundër bashkimit me Fierin, nis dëgjesa...

6:53

Begaj në Oslo për ceremoninë e lamtumirës...

6:26

Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik,...

6:10

Netanyahu: Irani është pranë “kolapsit”, misioni është...

5:52

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në...

5:50

SPAK njoftim zyrtar, thellohen hetimet ndaj Ballukut

5:44

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur...

5:32

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

5:08

Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet...

5:04

Shtyhet telefonata mes Merz dhe Trump, në...

4:48

Greqia paralajmëron Turqinë: Jemi të përgatitur për...

4:36

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit,...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.