Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 August 2026
Vizion fokus

Pritet marrëveshje për Hormuzin, mund të firmoset brenda të...

Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e bllokuar në...

Rusia godet me raketa Kievin, 17 të vrarë dhe...

Berisha: Rama ka disbursuar me 8.5 milionë lekë kompaninë...

Dosja “Epstein” rikthehet në qendër të vëmendjes, kryeministri i...

Flakët “përpijnë” pyjet në Shqipëri, avioni i parë zjarrfikës...

Shpërthen vullkani Fuego në Guatemalë, evakuohen mbi 1,600 persona

Kush mban përgjegjësi për fluksin e lartë të emigrantëve...

Emocionuese/ Një lagje e tërë në festë për djalin...

Senatori amerikan: Putin është bandit! Rusia duhet të mbaje...

Veliaj ankimoi vendimin për shkarkim në Gjykatën Kushtetuese, Begaj sqaron pse dekretoi datën për zgjedhje të pjesëshme edhe për Tiranën

1 Tetor 16:33

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar datën 9 Nëntor për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesëshme në 6 Bashki të vendit, si Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.

Kreu i shtetit ka sqaruar në vendimin e tij edhe dekretin për përcaktimin e datës së zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës, edhe pse Erion Veliaj e ka ankimuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Lexo edhe :

Related Posts

Presidenti Begaj vendos datën për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit

Në sqarimin e tij Presidenti i Republikës thekson se pezullimi i vendimit të Këshillit të Ministrave ndodh vetëm atëherë kur çështja ankimohet në Gjykatën Administrative, jo në atë Kushtetuese.

Sipas tij deri më sot institucioni i Presidentit nuk ka konstatuar asnjë ankimim në gjykatën përkatëse sa i përket vendimit të këshillit të Minsitrave të datës 25.09.2025.

Reagimi i Presidentit Begaj:

Presidenti i Republikës dekretoi sot ditën e dielë, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat nga Këshilli i Ministrave në datën 30 shtator 2025.

Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, kurse vakanca në Bashkinë Tiranë është krijuar për shkak të shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak Tiranë, i cili me votën e këshilltarëve të shumicës dhe të pakicës (50 vota pro dhe vetëm 1 kundër) kërkoi që t’i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në Tiranë.

Për shkak të interesit të lartë publik, Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron se për vakancën e krijuar në Tiranë, Presidenti shqyrtoi rregullshmërinë e procedurës së ndjekur, në këndvështrim të respektimit të pavarësisë dhe autoritetit propozues të këshillit bashkiak dhe konstatoi se deklarimi i vakancës është bërë në përfundim të një procesi konstatimi dhe verifikimi, të kryera sipas kompetencës nga Këshilli Bashkiak Tiranë dhe nga Këshilli i Ministrave.

Në respekt të neutralitetit institucional, Presidenti i Republikës nuk shqyrton meritën e çështjes.

Nga praktika dokumentare e çështjes rezulton, se Këshilli i Ministrave ka referuar tek kuadri ligjor, i cili përcakton se shkarkimi për “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë” përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” që parashikon neni 115 i Kushtetutës, gjë që do të thotë se për VKM nr.539, datë 25.09.2025 nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ.

Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun, se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata” ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese),  pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative.

Sikurse rezulton nga dokumentacioni shoqërues i VKM-së, ky sqarim ligjor ka qenë në dispozicion të palës dhe të publikut që në datën 25.09.2025.

Presidenti i Republikës konstaton se në periudhën nga data e miratimit të VKM-së nuk është regjistruar ankim në organin kompetent gjyqësor dhe nuk ka një vendim pezullimi nga ana e tij, ndërkohë që afati i Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve është vetëm 48 orë nga marrja e njoftimit.

Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten në dispozicion të palëve me qëllim që ato të realizojnë mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme.

Duke shpallur zgjedhjet e pjesshme për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, Presidenti i Republikës bën thirrje për një fushatë konkurruese, etike dhe në respektim të plotë të Kodit Zgjedhor, sikurse shpreh dëshirën që qytetarët e këtyre bashkive të përfshihen gjerësisht dhe të votojnë masivisht në këto zgjedhje.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Bashkia Keshilli i ministrave Tirane Veliaj Vizion Plus zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Berisha: Rama ka disbursuar me 8.5 milionë lekë kompaninë e Ermal Beqirit

më shumë...

Flakët “përpijnë” pyjet në Shqipëri, avioni i parë zjarrfikës shuan zjarret

më shumë...

Punime për zgjerimin e mbikalimit të Rinasit, ARRSH: Bllokohet aksi Durrës-Tiranë, si do devijohet lëvizja (DATA-ORA)

më shumë...

Aksident fatal në aksin Korçë–Maliq, humb jetën një i ri, plagoset rëndë një tjetër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:02

Pritet marrëveshje për Hormuzin, mund të firmoset...

1:53

Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e...

1:49

Cilat ngjyra do ju mbajnë më freskët...

1:22

Ishte shpallur në kërkim për kultivim të...

1:19

Vjen në Shqipëri avioni i parë zjarrfikës,...

1:10

Kremi kundër diellit, cilët janë përbërësit e...

12:52

Rusia godet me raketa Kievin, 17 të...

12:51

Monitorimi i check up dhe dializës, Sala:...

12:33

Berisha: Rama ka disbursuar me 8.5 milionë...

12:23

Zjarr në pyllin me pisha në Selenicë...

12:13

Arsyeja/ Ja pse i kontrollojmë telefonin partnerit/es

11:38

Dosja “Epstein” rikthehet në qendër të vëmendjes,...

11:29

Meghan Markle feston 45-vjetorin, surprizon ndjekësit me...

11:27

Flakët “përpijnë” pyjet në Shqipëri, avioni i...

11:25

Shpërthen vullkani Fuego në Guatemalë, evakuohen mbi...

11:19

Kush mban përgjegjësi për fluksin e lartë...

11:09

Emocionuese/ Një lagje e tërë në festë...

11:09

Të mbyllur në bagazhin e makinës, policia...

10:48

Kakavijë, mbi 166 mijë pasagjerë kaluan kufirin...

10:42

Përkeqësohet situata në Mallakastër, zgjerohet vatra e...

Më të klikuarat

  • Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston autorin...
  • Fund tragjik i kërkimeve për bashkëshortin e ministres itali...
  • “Kur fati të troket 2 herë në jetë”, hodhi gabimisht biletën...
  • Horror në Greqi, djali mban trupin e babait të vdekur në fri...
  • Punime për zgjerimin e mbikalimit të Rinasit, ARRSH: Bllokoh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.