E shtunë, 21 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Velia nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa në Shërbimet Publike” në universitetin ku kreu studimet

Rikthehet në univeristetin ku kreu studimet si kryebashkiak dhe vlerësohet me titullin “Doctor Honoris Causa”. Erion Veliaj ka qenë i ftuar nderi në ceremoninë e diplomimit të 3 mijë studentëve të “Grand Valley State University” ku mori titullin për kontributin e tij në shërbimet publike. Presidenti i univeristetit e vleresoi Veliajn  si një histori suksesi të studentëve që kanë mbaruar studimet në këtë institucion

 

“Ju tashmë keni përmirësuar infrastrukturën e qytetit, keni ulur ndotjen e ajrit, keni përdorur teknologjinë për të përmirësuar cilësinë e jetës për qytetarët tuaj. Stili juaj energjik i lidershipit ka marrë një mbështeje të madhe nga qytetarët. “Grand Valley State University” mbushet me krenari nga suksesi juaj. Me autoritetin që më është dhënë nga bordi i drejtuesve, ju jap titullin “Doctor Honoris Causa në Shërbimet Publike”, me të gjitha të drejtat dhe privilegjet që gëzon. Urime!”,

 

Erion veliaj falenderoi Universitetin, ndërsa rrëfeu vendimin e tij me të vështirë për të lënë Amerikën dhe për t’u kthyer në shqipëri.

Më shumë video

Reklamë