E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vdiq pasi u kthye nga spitali, gruaja nga Pogradeci vuante nga ankthi

Detaje të reja nga vdekja e 46-vjeçares mbrëmjen e djeshme në Pogradec.

 

Viktima A.H ka ndërruar jetë në banesë pas kthimit nga spitali, ku ka shkuar për ndihmë mjekësore.

 

Reklamë

Sipas burimeve, ajo vuante nga ankthi dhe problene të shëndetit mendor dhe është paraqitur për qetësues në urgjencën e spitalit.

 

Dyshimet janë për arrest kardiak, ndërsa familjarët nuk kanë shfaqur pretendime në polici sa i përket mjekëve apo kujdesit të tyre.

 

Ka qenë policia ajo që vendosi ta çonte trupin e të ndjerës në morg për kryerjen e autopsisë.

 

Pritet përgjigjja e mjekësisë ligjore për të qartësuar shkakun e vdekjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë