Avokati i Popullit, perfundon hetimin administrativ per vdekjen e Enea Ftoit ne ambjentet e Komisariatit te Korces.

 

Sipas Avokatit te Popullit ndaj Enea Ftoit nuk eshte ushtruar dhune fizike.

 

Jane respektuar te drejtat ligjore gjate veprimeve te kryera nga policia lidhur me oren e arrestimit sigurimin e mbrojtesit, njohja me te drejtat etj. Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor, rezulton qe shkaku i vdekjes se 27 vjecarit ka qene, ndalimi i menjehershem i punes se zemres, me mekanizmin e ishemise akute te miokardit,semundje kronike te mushkerive dhe prezence te produkteve narkotike.

 

 

Nga hetimi i Avokatit te Popullit rezulton se ne ambjentin e dhomave te sigurise te Komisariatit te Korces, sistemi per kontrollin, monitorimin dhe rregjistrimin me ane te pajisjeve audio vizive, te veprimeve te punonjesve te policise, qe kryejne me te arrestuarit/ndaluarit, marrjen ne pyetje nga perfaqesuesit e organit te akuzes, nuk funksionojne prej disa muajsh. Gjithashtu, ne dhomen e marrjes ne pyetje te te arrestuarve/ndaluara, nuk jane instaluar kamera, edhe pse kjo parashikohet ne ligje dhe rregulloret perkatese. Megjithese ligji parashikon qe kontrolli mjekesor i te arrestuarve/ndaluarve kryhet nga mjeku apo ndihmesmjeku i Komisariatit, ne Komisariatin e Korces, kete detyre e kryente nje infermier,që sipas vleresimit te Avokatit te Popullit, nuk ka aftesine profesionale te konstatimit apo trajtimit te probleme shendetesore te te ndaluarve.

 

Avokati i Popullit, referuar rastit te Enea Ftoit i ka rekomanduar Drejtorise se Policise se Korces, instalimin  e sistemit te monitorimit ne dhomat e sigurimit dhe ne ambjentet e tjera te Komisariatit ku kryhet marrja ne pyetje e te ndaluarve dhe plotesimin e organikes ae drejtorise me mjek me kohe te plote pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *