Dy pacientë që prej kohësh ishin izoluar në anijën krocere në Jokahoma të Japonisë kanë gjetur vdekjen.

Lajmi u bë I ditur nga autoritetet shëndetesore në Tokio.

Prej më shumë se dy javësh që në momentin që u evidentua pranua e koronavirusit në anijën “Diamond Princess”, të gjithë turistet janë mbajtur në karantinë.

Një pjesë e tyre e kanë mbushur ciklin dyjavor të karantinës dhe po zbresin në tokë ndërsa të tjerët janë ende në anijë pasi një pjesë po trajtohen me medikamente si të prekur nga koronavirusi.

Megjithatë dy prej pacienteve kanë gjetur vdekjen duke e cuar në tre numrin total të viktimave nga ky virus në japoni.

Në këtë anijë turistike ishin në total 3700 pasagjerë nga të cilët rezultojnë 600 të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *