Subscribe

Këtë të martë humbën jetën për shkak të koronavirusit dy pacientë të tjerë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se një 57-vjeçar dhe një 65-vjeçare nga Tirana nuk fituan dot betejën me virusin. Të dy ata ishin me sëmundje bashkëshoqëruese. Në 24 orët e fundit, janë testuar 810 persona dhe janë konfirmuar pozitivë 152 prej tyre.

 

“Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon: 68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.”

 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Në orët e fundit janë shëruar edhe 53 qytetarë të tjerë. Gjithsej, Shqipëria numëron 11.672 të infektuar, 340 të vdekur dhe 6.668 të shëruar.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *