Subscribe

Shifra të larta u raportuan edhe këtë të enjte nga Ministria e Shëndetësisë për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Eugena Tomini tha kanë humbur jetën gjashtë pacientë të tjerë, duke e çuar totalin e viktimave në 188.

Po ashtu, janë konfirmuar edhe 127 raste të reja. Gjithsej, Shqipëria numëron 6.016 të infektuar me koronavirus që nga nisja e pandemisë këtu.  

“Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 531 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 127 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.  Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe. Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72 vjeçare nga Fier, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.”

32 persona të tjerë kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm kështu në 3.155. Sakaq, në spitalet COVID janë të shtruar 119 pacientë, 22 prej të cilëve në terapi intensive. Ndërsa katër prej tyre janë të intubuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *