Subscribe

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën katër pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 149 raste të reja me koronavirus. Në përditësimin e shifrave, epidemiologia Eugena Tomini deklaroi se pacientët që kanë ndërruar jetë kishin sëmundje të tjera.

 

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 73 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar nga Shkodra, dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 65 vjeçar dhe një 74 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.”

 

Për këtë të dielë, janë kryer 963 testime. Numri më i lartë i rasteve të reja vijon të shënohet në Tiranë.

 

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 104 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Ura Vajgurore.”

 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

 

Gjithsej, në Shqipëri janë infektuar 14.266 persona, janë shëruar 8.675 pacientë dhe kanë humbur jetën 396 qytetarë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *