Subscribe

Nje 35-vjeçare nga Tirana, Aida Koci dhe foshnja e saj, kane humbur jetën ne mënyre tragjike ne maternitetin “Koço Gliozheni’ ne kryeqytet. Ngjarja e rende ka ndodhur ne oret e para te mëngjesit te kesaj te premteje. Burime per Vizion Plus bejne te ditur se gruaja shtatzene ne muajin e 9-te, është paraqitur ne maternitet rreth ores 22.30 te se enjtes, me tension shume te ulet dhe me dhimbje ne kraharor. Pas vizitës, mjeket gjinekologe, nuk konstatuan probleme me jeten e foshnjës, por nisur nga shqetësimet e gruas shtatzëne e dërguan 35-vjeçaren ne urgjencën ne qendrës spitalore ‘Nene Tereza’. Nena e dy fëmijëve, ne pritje te nje vajze, pas analizave te kryera rezultoi se nuk kishte probleme kardiake. Mjeket e QUT-se dyshuan per probleme ne mushkëri, ndaj e nisen serish me ambulance, kësaj here drejt Sanatoriumit. Gruaja shtatzëne mbërriti me hemorragji ne spitalin e sëmundjeve te mushkërive, ndaj mjeket e rikthyen me urgjence dhe ne gjendje te rende ne maternitet. Pas sorollatjeve nga njeri spital tek tjetri, mjeket e spitalit ‘Koço Gliozhenit’ konstatuan se foshnja tashme ishte i pajete. Rreth orës 6 te mëngjesit te se premtes, 35-vjeçarja i është nënshtruar operacionit, por per shkak te hemorragjisë te madhe ne zonën e shpretkës, ajo humbi jeten. Burime per Vizion Plus bejne te ditur se 35-vjeçarja Aida Koci qe ne momentin kur eshte paraqitur ne maternitet, duhej te shtrohej dhe stafi i gjinekologeve te koordinohej me spitalet e tjera, per te kërkuar ndihme nga shërbimet e specialiteteve te tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *