Një 29-vjeçare shqiptare nënë e dy fëmijëve ka ndërruar jetë në spitalin Italian.

 

Shqiptarja Floriana Skendaj, nënë e dy fëmijëve, ka ndërruar jetë dy ditë pas operacionit të tretë qe kreu ne Spitalin Maggiore të Parmës. Ajo u transferua urgjent pas dy ndërhyrjeve të para kryer në Fidenza. Më 29 qershor Floriana shkoi në spitalin e Vaio-s pas një inflamacioni të murit të legenit: që nga ai moment nuk doli me nga spitali, dhe aty gjeti edhe vdekjen.

 

Ndërkohë bashkëshorti i saj, Adriano Riçhitelli paraqitur nga dy avokate i është drejtuar me një ankesë Prokurorit të Republikës së Parmas për të konstatuar ndonjë përgjegjësi te mjekeve.

 

Ndërsa, policia ka sekuestruar kartelën e gruas dhe ka nisur hetimet, duke pritur te dhënat e autopsisë. Shkaku i vdekjes është ende i pashpjegueshëm. Gruaja jetonte me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijë në Fontevivo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *