Ziona Chana , një burrë 76-vjeçar që besohet të jetë “kryetari i familjes më të madhe në botë”, vdiq të dielën në shtetin Indian të Mizoram.

Chana, udhëheqësi i një sekti fetar që praktikonte poligaminë, la 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër e mbesa , megjithëse numri i saktë i anëtarëve të familjes së tij të gjerë nuk dihet me siguri. Lajmi u konfirmua nga kryeministri i Mizoram, Zoramthanga, i cili shprehu ngushëllimet e tij në Tëitter.

Chana vuante nga diabeti dhe hipertensioni.

Mjekët thanë se gjendja e Chana ishte përkeqësuar në javët e fundit në shtëpinë e tij në fshat, Baktawng Tlangnuam . Burri u dërgua me urgjencë në spital të dielën në mbrëmje, ku u shpall i vdekur pak pas mbërritjes. Është e vështirë të thuash nëse Chana ishte me të vërtetë kryetari i familjes më të madhe në botë pasi ka dy njerëz të tjerë që pretendojnë titullin , raporton BBC, duke shpjeguar se është gjithashtu e vështirë të vlerësosh madhësinë e saktë të familjes së Chana. Sipas të paktën një raporti zyrtar, Chana kishte 39 gra, 94 fëmijë, 33 nipër e mbesa dhe një stërnip, për një total prej 181 personash .

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *