Subscribe

Ambientalisti Sazan Guri ka bere nje deklarate befasuese duke thene se agjencite funerale po paguajne qe vdekjet nga cdo lloj semundje te deklarohen si vdekje nga COVID 19. Madje Guri thote se eshte ne dijeni te nje rasti konkret kur nje te njohure te tij i eshte kerkuar qe ndarjen nga jeta te te atit per shkak te semundjes se zemres ta delaroje si vdekje nga koronavirusi.

Habise së qytetarëve për këtë denoncim te pazakonte, që nese rezulton i vërtetë do të ishte një skandal, ambientalisti Guri i pergjijet duke sjelle një shembull nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Guri thote se dyshimet i jane forcuar edhe më tepër per faktin se viruset nuk jetojnë dot në temperaturat e larta, çka e bën të pajustifikueshme sipas tij numrin e lartë te vdekjeve nga COVID në Shqipëri.

Vizion Plus telefonoi zonjën që i ka dërguar denoncimin pranë Sazan Gurit, e cila tha se bëhet fjalë për agjencinë private të funeraleve Globe. Administratori i kësaj firme mohoi këto akuza duke thënë se shkaku i vdekjes së një personi përshkruhet qartë nga skeda e vdekjes që jepet nga institucionet shtetërore.

Prokuroria e Tiranës tha se ishte në dijeni të këtij denoncimi dhe pritet qe te kete hetime per parhapje paniku dhe lajme te rreme ne kohe pandemie. Kujtojme se parlamenti beri ndryshime ne Kodin Penal per sjelljen e qytetareve ne situata te jashtezakonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *