Jodie Proger, 64-vjeçare nga Ohio dhe e njohur për përkushtimin e saj ndaj kafshëve, humbi jetën pas një sulmi fatal nga një dre që kishte kujdesur për vite me radhë. Ngjarja ndodhi në Stuarcsville, ku Proger kishte një fermë pesë hektarëshe dhe kujdesej për disa drerë.
Ajo u kap brenda hapësirës ku mbante kafshët, ndërsa familjarët e saj përpiqeshin ta shpëtonin, por pa sukses. Policia më pas qëlloi dhe vrau drerin agresiv, por për Proger ishte tepër vonë.
Në vitin 2013, Proger kishte shpëtuar drerin e vogël që e kishte quajtur Wiser, i cili u bë simbol i dashurisë së saj për kafshët dhe fitoi famë në rrjetet sociale. Fillimisht, Wiser u konsiderua si përgjegjës për sulmin, por vajza e Proger, Bryan, sqaroi se dreri i shpëtuar dhe steril ishte i qetë dhe nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Sulmi u krye nga një tjetër dre, pjesë e numrit të madh të kafshëve që Proger kujdesej në fermën e saj. Vajza e saj shkroi në rrjetet sociale: “Nëna ime e dinte rrezikun, por çdo çast e shijonte duke kujdesur për këto kafshë”.
Proger kishte marrë të gjitha lejet e nevojshme për të mbajtur dhe përkujdesur kafshët në Ohio dhe kaloi 12 vitet e fundit të jetës së saj duke u përkushtuar ndaj drerëve, veçanërisht ndaj Wiser, i cili kishte humbur nënën e tij në një aksident rrugor. Për shkak se nuk ekzistonin strehimore për drekët në Ohio, Proger e mori përsipër të kujdesej për të.
/vizionplus.tv





