Kryeministri Rama e ka nisur këtë të enjte me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të doktorit të njohur Drini Dobi i cili u nda nga jeta pas dëmëve të mëdha që i la në organizëm prekja nga Covid, pasoja që për fat të kq rezultuan fatale për jetën.
Sipas kreut te qeverisë, humbja e cdo jete në harkun kohor të këtij viti si pasojë e Covid, dhe në mënyrë të vecante e një mjeku të nderuar, krijon një boshllëk të vecante.
Drini Dobi, mjeku I njohur neurology qëndroi përf disa kohë I shtruar në spital por përsa kohe gjëndja nuk po përmirësohej ai u dërgua në Itali për kurim me mbështetjen e qeverisë, mirëpo as kjo, dhe as solidariteti I madh I kolegeve të tij dhe I shqiptarëve që kontribuan financiarisht, nuk mjaftoi që ai ta fitonte betejen me Covid-19.
Mesazhi i plote i kryeministrit Rama:
MIRËMËNGJES⚫️
Doktor Drini Dobin nuk e kam njohur personalisht nga afër, por kam dëgjuar për të fjalët më të mira nga të gjithë dhe pamjen e tij të butë e kujtoj mirë. Së fundmi kam ndjekur përmes ministres, Ogertës, ecurinë e përballjes së tij me Armikun e Padukshëm, e më pas vështirësinë e madhe të krijuar nga ndërlikimet që u shfaqën në gjendjen shëndetësore të mjekut të nderuar.
Eshtë e madhe keqardhja për çdo jetë të humbur në harkun e këtij viti të pamëshirshëm ndaj shëndetit të njeriut, por humbja e shpëtimtarëve e kujdestarëve të jetës, siç ishte edhe Doktor Drini, krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë. Me këtë ndjesi e me lutjen që të prehet në paqe, i përcjell ngushëllimet e mia vëllazërore familjes, miqve e kolegëve të tij💔
Rrofshin dhe e kujtofshin gjithmonë





