Reklamë

 

Policia shoqëron 6 persona në lidhje me dhunimin barbar që çuan drejt vdekjes së të resë nga Kenia, Joy Aoko.

Mësohet se janë ushtruar 4 kontrolle banesash. Vajza ndërroi jetë në Kenia pasi u transferua atje pas muajsh të tere qëndrimi në spitalin e Traumës.

 

Kujtojmë se 22-vjeçarja dyshohet se u dhunua barbarisht me 13 gusht 2022 dhe më pas u hodh nga banesa. Ajo qëndroi për disa muaj në gjendje kome te Trauma, ndërsa ndërroi jetë më 13 shkurt, në një spital në Kenia.