E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vdekja e 7 vjeçares në aksident, lajme të mira nga nëna dhe motra 6 vjeçe

Mjeket e Spitalit të Traumës në Tiranë dhanë lajme të mira në lidhje me gjëndjen shendetësore te Valbona Ndreut dhe vajzës së saj 6 vjecare të cilët u përplasen nga një makinë në një aksident këtë të mërkurë në mengjes në Kamëz.

 

Reklamë

Mjeket thanë se ende nuk mund të konfirmohet me saktësi se gjëndja e tyre e rrezikut ka kaluar por, nëna dhe vajza e mitur kanë reaguar pozitivisht.

 

Reklamë

Pas ekzaminimeve që I janë bërë, pritet që vajza e mitur 6 vjece ti nënshtroheët një ndërhyrje kirurgjikale ndërkohë që Valbona Ndreu për momentin nuk duket se do të ketë nevoje për operacion.

 

Valbona Ndreu po lëviziste me dy vajzat e saj 7 dhe 6 vjece kur u godit fatalisht  nga makina që I iku nga kontrolli shtetases Rozina Koleci.

 

Në aksidentin tragjik humbi jetën vajza 7 vjece e familjes Ndreu si dhe një tjeter shtetas, 29 vjecari Ramazan Isha I cili po lëvizte me biciklete.

 

 

Drejtuesja e mjetit  është ndaluar nga policia ndërsa dyshohet se ai lëviste mbi shpejtësinë e lejuar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë