Video · Vendi
Vdekja e 56-vjeçarit në Korçë, policia pret ekspertizën mjeko-ligjore
Policia dhe Prokuroria janë në pritje të ekspertizes mjeko – ligjore, qe do te percaktoje shkakun e vdekjes së 56-vjeçarit.
Burime nga policia e Korçës bënë të ditur, se nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, janë konstatuar gjurmë gjaku dhe hematoma në fytyrë. Ende policia nuk mund të konkludojë, nëse plagët, janë shkaktuar gjatë konfliktit me Emiljano Nazifin, i cili është shoqëruar dhe po merret në pyetje, apo janë pasojë e humbjes se ekuilibrit dhe rrëzimit përtokë të viktimës.
Pritet, që 56 vjeçari ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të kryhet nga një grup mjekësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore, që pritet të mbërrijnë në morgun e Korçës.
Më shumë video
Reklamë




