E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vdekja e 4 vjeçarit në Berat/ Arrestohet drejtori i shërbimeve dhe shefi i ndriçimit në Berat

Drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane janë vënë në pranga pas ngjarjes së rëndë të një ditë më parë në këtë qytetg ku një fëmijë 4 vjec humbi jetën pasi e zuri korenti në park.

P. I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Po për këtë ngjarje janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T.,  H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat.

Fëmija I komunitetit rom humbi jeten teksa po dërgohej me urgjence për në spitalin e Beratit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë