Policia ka nisur hetimet për vdekjen e 37-vjeçares shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, e cila humbi jetën gjatë transportit nga Pogradeci drejt Tiranës.
Policia njofton se ka nisur procedimi penal për shtetasit Blerta Delija, kirurge gjinekologe, 35 vjeçe, banues në Elbasan, Anri Topi reanimator, 40 vjeç, dhe Saimir Çela kirurg, 34 vjeç, të dy banues në Pogradec, me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit.
Mbrëmjen e datës 30.08.2026, është paraqitur në martenitetin e Pogradecit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtetasja Marjana Karolina Bunaj, 36 vjeçe, 7 muajshe shtatzënë. Pas ekzaminimit nga këta tre mjekë, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë, për ndihmë mjekësore të specializuar në një maternitet në Tiranë, por duke qenë se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë rrugës, ajo është dërguar në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku u konstatua se kishte humbur jetën.
Ata akuzohen për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
Për përcaktimin e shkakut të vdekjes do të kryhet autopsia mjeko-ligjore, ndërsa rezultatet e saj pritet të ndihmojnë hetuesit për të sqaruar nëse ka pasur apo jo përgjegjësi në trajtimin e pacientes.





