E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vazhdon “krehja” e territorit nga lojërat e fatit që luhen në fshehtësi

Policia ka goditur tre raste të ushtrimit të aktivitetit të kundraligjshëm të lojërave të fatit ndërsa ka proceduar penalisht katër persona.

 

Shërbimet e policisë të komisariatit Nr.3 në Tiranë, kanë preoceduar penalisht një 27 vjeçar me inicialet F.Sh.. Siaps policisë, 27 vjeçari ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit në lokalin e tij në rrugën “Myslym Shyri”.

 

Reklamë

Nga kontrolli I ushtruar në lokal, policia thotë se ka sekuestruar në cilësinë e provës material një tavolinë pokeri.

 

Po ashtu në Berat, policia ka proceduar penalisht shtetasin A.Z., 47 vjeç, nga Poliçani, pasi në subjektin e tij “Bar-Kafe” ushtronte aktivitet pa kasë fiskale dhe lojëra fati (lloto sporti). Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një laptop.

 

Ndërsa në Elbasan, policia sqaron se ka proceduar penalisht shtetasit I.Ç., 38 vjeç dhe G.Ç., 22 vjeç, nga fshati Vidhas.

 

Këta shtetas organizonin në subjkektin e tyre aktivitetin e lojërave të fatit. Po ashtu dy shtetasti e mësipërm akuzohen edhe për fshehje të të ardhurave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë