Subscribe

Erion Veliaj thotë se e ka mbajtur premtimin. 100 mije peme janë mbjelle ne Tirane deri ne 21 mars. Gjate nje aksioni ne liqenin e Farkës po per shtimin e pemëve, kryetari i bashkisë deklaroi se nisma do te vijoje edhe per nje muaj, deri ne ditën e Tokës.

 

 “Duke parë motin dhe faktin që ka ende shira, do ta shtyjmë deri në datën 22 prill fushatën tonë të mbjelljeve, që t’i japim mundësi kujtdo që e la të mbjellë pemë në ditën e fundit. Deri në datën 22 prill, që është Dita e Tokës, do të vazhdojmë që të tejkalojmë akoma më shumë rekordin e 100 mijë pemëve. Kështu që, për të gjithë ata që janë mërzitur duke parë mbjelljet, ta ndryshojnë stacionin, ndërsa ne të tjerët do të vazhdojmë të mbjellim pemë deri në datën 22 prill që të kemi një Tiranë fantastike dhe më të gjelbër.”

 

Kreu i bashkisë vlerësoi aksionin dhe falenderoi çdo qytetar e sipërmarrës qe iu bashkua nismës se gjelbërimit. Ndërsa per banoret qe jetojnë pranë liqenit te Farkës, kryebashkiaku dha lajmin e mire. Kjo zone do te jete nje tjetër park i Tiranës, ashtu si ajo e liqenit artificial.

 

 “Përpara dy vjet e gjysmë ku vend ishte një landfill i madh. Vetëm plehra në gjithë brigjet e liqenit të Farkës. Nuk mbinte fija bari, jo kaq pemë. Sot ka një shëtitore. Sot janë mbjellë mijëra pemë vetëm në këtë stacion që kanë qenë një nga qindra stacionet ku janë mbjellë pemë. Unë jam I bindur se gjenerata e vogëlushëve që janë këtu kur të vijnë në moshën tonë do të kenë një park të ri të liqenit të Farkës që do të ngjajë siç është Parku i Tiranës sot”.

 

Vetëm kete te enjte ne Tirane u mbollën rreth 6900 peme, duke e tejkaluar kështu numrin 100 mije te vendosur nga bashkia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *