E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vazhdojnë hetimet për Admir Thanzën, Prokuroria kërkon informacion nga Italia

2 ditë pas shkarkimit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza nga komisioni i Vetingut, Prokuroria e Tiranës nisi një letërpororsi drejt shtetit italian për të mësuar më shumë mbi dënimin e tij atje.

 

Ne konkluzionet e tij komisioni i pavarur i kualifikimit u shpreh se Admir Thanza ishte dënuar për vjedhje në Itali dhe se këtë fakt nuk e kishte deklaruar në formular.

 

Reklamë

Për këtë pas seancës së KPK Prokuroria e Tiranës regjistroi kallëzimin penal për falsifikimin e formularit të dekriminalizmit.

 

Që nga data 10 korrik kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi faktin se Thanza ka një dënim penal të formës së prerë nga Gjykata e Pizës në Itali, të cilin nuk e kishte shënuar në formularin e dekriminalzimit organi i akuzës administroi materialet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

 

Nëpërmjet letërporosisë hetuesit kërkojnë vendimin e Gjykatës së Pizës, e cila në vitin 1999 e kishte dënuar gjyqtarin shqiptar me 40 ditë burg dhe gjobë për akuzën e vjedhjes. Gjithashtu pas marrjes së përgjigjes Prokuroria pritet të marrë në pyetje Thanzën, i cili do të japë shpjegime mbi motivet e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit por edhe për vjedhjen të cilën pretendon se nuk e kreu vete por kunata e tij.

 

Përpos dënimit në Itali edhe Drejtoria e sigurimit të informacionit të klasifikuar e nxori të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Sipas këtij institucioni Thanza ka pasur kontakte me persona të botës së krimit.

 

Më shumë video

Reklamë