Subscribe

Zyrtarisht, numri i rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë këtë të shtunë është 48. Kjo është shifra më e lartë qysh nga marsi, kur u regjistrua i infektuari i parë.

Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë renditi në daljen e saj për mediat qytetet ku janë gjetur të prekurit e rinj. Ajo deklaroi se ata një pjesë janë kontakte të rasteve të mëparshme, por theksoi se ka edhe shumë vatra të reja në pesë qytete.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 48 raste pozitive, kontakte të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka shumë të reja në proces hetimi në Tiranë, Krujë, Fier, Durrës, Kamëz. Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan.”

Në Spitalin Infektiv vijojnë të shkojnë pacientë që kanë nevojë për trajtim mjekësor.

“Vijon të ketë shtrime të reja në Spitalin Infektiv. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar.”

Flutura Beqo paralajmëroi se do të ketë kontrolle në çdo subjekt, institucion dhe biznes për zbatimin e protokolleve të sigurisë. Ajo kërkoi të përdoren maska në shërbim dhe të ruhet distanca e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *