E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vatra infeksioni në Berat/ Infektohen 3 zjarrfikës, një mësuese dhe një nxënëse

Reparti Zjarrëfikës në Berat është shndërruar në vatër infeksioni. Pas konfirmimit pozitiv të një zjarrëfikësi ditën e premte, dy zjarrëfikës të tjerë kanë rezultuar dje të infektuar me koronavirus.

 

Burimet zyrtare nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat kanë konfirmuar se pasditen e të shtunës janë testuar të gjithë punonjësit zjarrëfikës të Repartit të Shpëtimit nga Zjarri në Berat si dhe është kryer për të dytën ditë radhazi dezinfektimi i ambienteve dhe mjeteve zjarrëfikëse.

 

Reklamë

Të njëjtat burime konfirmojnë se kontaktet më të afërta të tre zjarrëfikësve të infektuar janë karantinuar. Ndërkohë që nga mjekët epidemiologë është kërkuar karantinimi i të gjithë punonjësve të Repartit Zjarrëfikës dhe zëvendësimi i tyre me punonjës të tjerë për një periudhë 2-javore.

 

SarsCov-2 është futur edhe në institucionet arsimore në Berat. Një mësuese në shkollën 9-vjeçare “1Maji” dhe një nxënëse në shkollën e mesme “Babë Dudë Karbunara” kanë rezultuar pozitivë. Drejtoria e Higjienës konfirmon se është kryer dezinfektimi i ambienteve të brendshme të të dy shkollave si dhe po hetohen kontaktet e afërta të rasteve. Deri tani janë testuar rreth 48 nxënës dhe mësues.

Vazhdo të lexosh

Reklamë