E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vatra e koronavirusit në Itali, sot zona më e pastër, ja si triumfoi Vo’Euganeo

Foto Claudio Furlan - LaPresse 28 Febbraio 2020 Vo’ Euganeo (Italia) News Posti di blocco dei militari nelle strade limitrofe alla zona rossa Vo’ Euganeo, focolaio veneto del coronavirus

E pabesueshme ajo që ka ndodhur me qytezën Vo’ Euganeo, aty ku lindi dhe u u zhvillua koronavirusi në Itali.

Sot në një kohë që I githë vendi është gjunjezuar para këtij armiku të panjohur, kjo zonë konsiderohet më e pastra në vend.

Po, po, vendi më I shëndetshëm.

Një gjë e tillë u konfirmua nga Guvernatori i Venetos, Luca Zaia, I cili zbulon edhe celësin e suksesit.

Reklamë

 

“Kjo është prova konkrete që sistemi I tamponeve funksionon. Këtu tek ne ishin dy rastet e para në Itali, Ne vendosëm ti bëjmë analizat të gjithëve, plot 3 mijë personave edhe pse kishte nga ata profesore ( me ironi) që thonin se kjo ishte dicka e gabuar.Si përfundim gjetem 66 raste pozitiv. I izoluam për 14 ditë më radhe dhe në fund ishin sërish 6 veta pozitiv. I izoluam edhe ata sërish dhe ja ku jemi sot. Në këtë mënyrë e mbyllëm ndeshjen në favorin tonë”, u shpreh numri një I Venetos.

Vazhdo të lexosh

Reklamë