Vatikani ka publikuar imazhin e parë të Papa Françeskut që kur u dërgua në spital më shumë se një muaj më parë.
Fotografia tregon udhëheqësin e kishës katolike duke kremtuar një meshë në dhomën e tij të lutjes të dielën në mëngjes.
Papa qëndron i ulur në një karrige me rrota përpara një altari.
The Holy See Press Office has released a picture of Pope Francis in prayer after concelebrating the Eucharist this morning. It’s the first to be released since the Pope’s hospitalisation on 14 February.
Photo © Holy See Press Office pic.twitter.com/U2vvzAI1gv
— Vatican News (@VaticanNews) March 16, 2025
“Këtë mëngjes Papa Françesku kremtoi Meshën e Shenjtë në spitalin Gemelli”, thuhet në një deklaratë të Vatikanit.
Papa, 88 vjeç, ndodhet i shtruar në spitalin Gemelli në Romë prej 14 shkurtit dhe ai nuk është parë që nga shtrimi.
Mjekët e spitalit thonë se ai nuk është më në gjendje kritike.
Papa Françesku u zgjodh si Papa i 266-të në mars 2013./vizionplus.tv