Këtë të enjte në Real Story është komentuar fjalimi i ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në seancën e fundit plenare, i cili bënte thirrje për ndryshim alternative në lidhje me hapjen e dialogut me opozitën.

 

Në panelin e të ftuarve ky është një fjalim që është cilësuar si një pakënaqësi që mund të ketë zoti Bushati në lidhje me përjashtimin që atij ju bë nga kabineti qeveritar.

 

Në Real Story kryeredaktori i gazetës Liberale, Arion Sulo është shprehur se Bushati në fjalimin  e tij të fundit në kuvend kishte mesazhe të shumta për mazhorancën, që që se kishte bërë më parë kur ishte në qeverisje.

 

“I gjithe fjalimi i Ditmir Bushatit dje ne Parlament ishte me mesazhe per mazhorancen. Është një alternativë për krizën Bushati dhe disa ish ministra nuk kanë një marrëdhënie të mirë me Ramën kanë akumuluar një pakënaqësi, dhe për zotin Bushati me fshesën që Cakaj ka bërë në diplomaci.. Bushati nuk ka folur me një gjuhë të tillë kur ishte në kabinet, por shpërthimi i fundit në publik i cili kërkoi një alternativë tjetër me opozitën patjetër që kjo është nga pakënaqësia ose nga përjashtimi i bërë.”

 

Politologu Roland Lami, në fjalën e tij shtë shprehur se nuk dihet akoma nëse zoti Bushati është në fazën e një krijimi të një fraksioni të ri.

 

“Ky është akti i parë publik i Bushatit që adreson kritika të forta ndaj liderit dhe rilindjes, i bie që të atakojë vetveten me këtë lloj artikulimi. Ne jemi në fillesa dhe e kemi të vështirë të dallojmë nëse ai përfaqëson një faksion apo është një fraksion në krijim e sipër. Nuk gjykoj që Rama ka një merak për ta ndërtuar këtë. Bushati la te kuptohet se me rikandidimin e Erion Veliajt, tashme ka nje strehe ku mund te rri dikush qe nuk eshte dakord me Edi Ramen.”

 

Ndërkohë pyetjes së moderatorit Sokol Balla nëse kjo mund të quhet një krisje politike mes mazhorancë, të ftuarit e kanë analizuar dhe si një mundësi që Bushati së bashku me një grup tjetër mund të jenë drejt krijimit të një fraksioni të ri politik.

 

Eduard Zaloshnja në fjalën e tij ka theksuar se nëse Bushati do të krijonte një fraksion të ri politik, do të ishte një kërcënim për PS-në dhe do ti prishte punë Ramës në zgjedhjet qëndrore.

 

“Historia e politikës shqiptarë tyregon se shumë parti të tjera politike nuk kanë treguar se mund të funskionojnë si parti përjashtuar LSI-në. nëse Bushati dha sinjal se mund të bëhet një lëvizje politike që mund ti kundërvihet Ramës mund të mos ketë sukses por që mund ti prishë punë. Nëse vjen puna në zgjedhjet parlamentare mund ti prishë punë nëse do të futet në punë si një parti më vete. Një fraksion i tillë nëse arrin të krijojë dhe të paraqisë kandidatë mund të mos jetë i suksesshëm vetë por që mund të prishë punë.”

 

Analisti Arjan Vasjari, në fjalën e tij në Real Story deklaroi se stonon fakti që Bushati pas 6 vjet në qeveri kritikon tani që nuk është me pjese e asaj Qeverie.

 

“Bushati artikuloi disa pikpamje ide dhe teza të shëndetshme për sistemin. Zoti Bushati ka 6 vjet në qeverisje dhe gjithkujt i bën përshtypje se pse ai tani arrin të shikojë dhe kritikojë sistemin. Nga ana tjetër unë mendoj se Bushati nuk përbën asnjëlloj kërcënimi për PS-së sepse ai nuk ka qenë një socialist por një rilindas. Zoti Bushati besoj se nuk është i atashuar tek ministrat e tjerë që nuk janë distancuar nga Rama.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *