E premte, 23 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Situatë e rëndë nga krimi në vend, shteti i ka duart e lidhura

Petrit Vasili doli në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI-së.

Vasili tha se sot Shqipëria përballet me situatën më të rëndë nga krimi dhe se shteti I ka duart e lidhura përballë kësaj gjëndje. Ai shtoi se shteti është bashkëfajtor në këtë situatë të rëndë të krimit.

Reklamë

Duke iu referuar ngjarjeve të rëndë në very të vendit kohet e fundit, Vasili akuzoi se kriminelet diktojnë në komisariatin e Shkodrës.

Kreu I grupit parlamentar të LSI, tha se kjo situate e rëndë sa I takon sigurisë në vend ka sjell edhe një rrënim ekonomik të pandalshëm të vendit ndërsa shifrat e punësimit sipas tij janë të turpshme.

Reklamë

Ai shtoi se edhe reforma në drejtësi është e kapur.

Vasili premtoi se LSI do të luftojë fort ndaj hajdutërisë dhe krimit me të cilën bashkëjeton kjo qeveri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë