Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për menaxhimin e pandemisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili tha se kreu i qeverisë po tallet në mënyrë të pashpirt me shqiptarët. Për ish-deputetin, Rama fshehu numrin e vdekjeve nga COVID dhe pakësoi testimet.

Ai tha se mijëra shqiptarë humbën vendin e punës për shkak sepse bizneset u lanë pa asnjë ndihmë financiare për dëmin nga pandemia.

Postimi i plotë:

Pandemia provoi se Rama eshte i pashpirt me popullin dhe qytetaret!

Çdo veprim i Edi Rames eshte nje deshmi trondites, qe ky person eshte nje qenie e pashpirt me popullin dhe qytetaret e tij.

Vetem nje njeri i tille mundet qe:

Te lere pa ushqim te semuret me COVID ne spitale dhe nuk paguan as disa qindra racione ushqim dinjitoz e te shendetshem per ta duke detyruar familjaret e shkrete, qe te rrine dyerve te spitaleve me ushqime ne dore.

Te lere pa rimbusim te barnave e sherbimeve mjeksore mijra shqiptare te infektuar me COVID, qe dergjen te pashprese neper shtepite e tyre.

Te mos beje testime duke i lene mijra shqiptare pa diagnoze e per pasoje ne meshire te fatit dhe te COVID, qe perparon ne organizmin e tyre.

Te tallet ne menyre te pashpirt me shqiptaret duke sjelle nje traste qesharake Vaksinash klandestine, qe nuk zgjidhin asgje.

Te fshehe vdekjet nga COVID dhe ne menyre te pashpirte te luaje edhe me tragjedine e shqiptareve.

Te pakesoje testimet per COVID nga nje dite ne tjetren thjesht per ti bere sherbim propagandes se deshtuar te tij.

Te lere shendetesine totalisht te ç’organizuar dhe ne kaos te plote dhe ne dore te Tireve, qe plaçkisin e dhunojne te semuret me COVID.

Te lere mijra mjeke e infermiere pa veshje mbrojtese dhe mjete dezinfektuese duke rrezikuar ne menyre te pashpirt jeten dhe shendetin e tyre.

Te bleje me tetefishin e çmimeve mjetet mbrojtese kunder COVID ne tendera sekrete duke grabitur edhe ato pak para, qe shendetesia shpenzon per COVID.

Te lere mijra bisnese pa asnje ndihme financiare per demin nga Pandemia, duke bere qe dhjetra mijra shqiptare te humbasin punen, pra burimin e vetem te mbijeteses.

Te paguaje miliarda pet koncesionet e inceneratore dhe te mos jape leke per nevojat urgjente te Pandemise.

Qytetaret sa here ta shohin Edi Ramen duhet te mos harrojne kurre qe kane perpara nje kryeminister te pashpirt me popullin dhe qytetaret.

Faktet e mesiperme jane vetem nje pjese shume e vogel e mizorise se tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *