E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Reforma në drejtësi ka hyrë në rrugë të gabuar, po garantohet pandëshkueshmëria

Ish-deputeti I LSI, Petrit Vasili ka ngritur shqetësimin se reforma në drejtësi ka humbur besueshmërinë në publik.

 

Në një deklaratë për mediat, Vasili duke u ndalur tek raporti I Komitetit Shqiptar të Helsinkit, deklaroi se reforma ka hyrë në rrugë të gabuar pasi 66% e shqiptarëve nuk besojnë më.

 

Reklamë

Vasili hodhi akuza se reforma po sakrifikohet me qëllim që kryeministri të mbrohet nga drejtësia.

 

“Reforma në drejtësi ka hyrë në rrugë të gabuar. Shkaku është kapja e drejtësisë nga Edi Rama. Të sakrifikosh reformën në drejtësi vetëm e vetëm për të mbajtur Edi Ramën, i cili e do këtë reformë për tu mbrojtur nga pandëshkueshmëria e këtij korrupsioni të frikshëm që godet tek Unaza e Re, që po godet tek Bregu i Lumit qytetarët e tjerë, korrupsioni që nuk ndëshkohet. Kurse ata që vjedhin e plaçkitnin buzëqeshin e shëtisin ndërsa qytetarët që duan të mbrojnë shtëpinë e tyre burgosen. Kjo është drejtësia që shumica e shqiptarëve nuk e besojnë më. Mbi 60% e tyre nuk e besojnë më reformën në drejtësi dhe refuzojnë të gjitha sugjerimet ngado që vijnë në shqip e në anglisht duke e shitur në një sukses të paqenë që ka lënë vendin pa drejtësi, gjykata por ka garantuar edhe pandëshkueshmërinë absolute për qeveritarët që janë bërë njësh me krimin dhe bëjnë korrupsion në mes të ditës.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë