Përplasja e banoreve dhe pronareve të disa objekteve në Jalë ndaj aksionit të nisur nga IKMT për prishjen e disa ndërtesave që sipas këtij institucioni janë pa dokumenta, ka marrë tashmë edhe ngjyra politike.

Fillimisht ishin deputetet e PD në Vlorë, Najada Mecorapja dhe Agron Shehaj që dolën kundër IKMT duke shkuar atje për të mbështetur banoret.

Por I menjehershëm ka qënë edhe reagimi I LSI, nëpërmjet kreut të grupit parlamentar Petrit Vasili.

 

Vasili thotë se banoret e Jalës dhe Vunoit po përballen me një sulm të fëlliqur të kryeministrit I cili po sulmon poshtersisht bizneset e ngritura me gjak.

 

 

 

Banoret e Jalit kane te drejte, kur quajne kryeministrin ISIS.

Banoret e Jalit te fshatit Vuno po perballen me sulmin felliqur dhe shkaterrimtar te kryeministrit.
Pasi beri parade dhe tundi menderet gjithe beharin neper Jal, tani ky i pabese po sulmon poshtersisht pronat bisneset e ngritura me gjak e sakrifica.
Vunoi eshte djegur nga okupatoret disa here, por ky kryeminister si gjakshprishur iu kaloi edhe atyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *