Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili shprehet se kryeministri Edi Rama mohon 15 kushtet që PE i ka vënë Shqipërisë për rrugën e saj të Integrimit në Bashkimin Evropian.  

Vasili deklaron se Rama gënjen hapur shqiptarët, duke theksuar se kreu i qeverisë ka një axhendë të qartë dhe të mirëcaktuar kundra Integrimit Europian.

Sipas tij, Rama është kundra orientimit perëndimor, sepse një Shqipëri e anëtarësuar në BE e bën të pamundur kultivimin e pafund të drogës dhe vazhdimin për korrupsionin gjigand të PPP-ve.

“Pra të nderuar qytetarë është fare e qartë që Edi Rama nuk gënjen rastësisht, por ka një axhendë të qartë dhe të mirë caktuar kundra Integrimit Europian, pra nuk e do Shqipërinë në Europë, kundra orientimit perëndimor të Shqipërisë sepse një Shqipëri e anëtarësuar në BE apo me syrin e BE-së e bën të pamundur kultivimin e pafund të drogës, tonelata që kalojnë natë për natë Adriatikun, e bën të pamundur pastrimin e parave dhe vazhdimin që Shqipëria të jetë lavatriçja më e madhe e pastrimit të parave në Europë, e bën të pamundur që korrupsioni gjigand i PPP-ve, i koncesioneve të vjedhë miliarda e të tjera, të tjera histori të frikshme të një vendi që zhvatet nga një mashtrues ordiner. Megjithatë bëhet fjalë për 15 kushte, që kanë të bëjnë me Integrimin Europian të Shqipërisë, kemi përballë një gënjeshtar dhe një mashtrues ordiner, është e qartë dhe është detyrim i përfaqësisë së Bashkimit Europian në Tiranë që të jetë korrekt me Shqiptarët, pasi shqiptarët kanë një gënjeshtar dhe një mashtrues në krye të tyre, e tu shpjegojë që janë 15 kushte për tu përmbushur,  e fajtor dhe shkaktar është Edi Rama dhe këto nuk lëvizin. Le të mos bëjë sehir se si i gënjen shqiptarët ditën për diell pa iu dridhur qerpiku Edi Rama.”

Ai shprehet se Rama është një njëri i dobët që gënjen pa iu dridhur syri dhe gënjeshtrën e kthen në mënyrë jetese të tij.

“15 kushtet janë aty, ju ftoj ti shikoni dhe një herë se si paturpësisht dhe me qetësinë më të madhe i gënjeu shqiptarët, mund ta ri ndiqni videon sërisht, ku i gënjeu qetësisht dhe iu tregoi pa iu dridhur qerpiku që 15 kushtet nuk ekzistonin. Pra të nderuar qytetarë ndiqeni videon ju lutem edhe njëherë dhe të mbetet në memorien tuaj, se si një person, një njeri, një burrë i dobët, një njeri i dobët karakterialisht, jo më një burrë shteti dhe një qeveritar i cili gënjen pa ju dridhur syri dhe gënjeshtrën e kthen në mënyrë jetese të tij, ashtu sikur se e dëgjuat edhe gënjeshtra me tunele qafa llogaraje, me tunele fantastike, me rrugë që kalojnë në ajër dhe në tokë, por në fund të fundit mbetet një gënjeshtar i rëndomtë shqiptarët kanë 2 alternativa dhe jo 3, kryeministrin gënjeshtar me klikën e tij dhe një opozitë që thotë të vërtetën dhe vetë m të vërtetën, ashtu qartë me video dhe fakte.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *