Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili ka hedhur akuza në drejtim të prokurorisë në lidhje me hetimin e nisur ndaj Zërit të Amerikës.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili shprehet se organi akuzës është kapur nga kryeministri Edi Rama dhe, sipas tij, po mbyll të gjitha veprat që kanë të bëjnë me Partinë Socialiste.

 

“Prokuroria hap hetim per Zerin e Amerikes me urdher te zvarranikut te karriges Edi Rama!!? Faqe e zeze e prokurorise se kapur nga zvarraniku i pushtetit edi rama. S’ka te krahasuar as me partine e punes. Kjo prokurori e turpit mbylli veprat penale edi rames: 1.qe i kerkoi policise te bente fushate elektorale oer partine socialiste, 2.qe mashtroi popullin dhe tha se kish bere ekspertizen e audiopergjimit te vellait te ish ministrit te brendeshem, 3.qe i mbylli ceshtjen pasi edi rama kercenoi oficerin emiljano nuhu se tregoi fakte te verteta kundra qeverise.”

 

Sipas Vasilit nisja e hetimeve ndaj Zërit të Amerikës është dhe fundi i reformës në drejtësi.

 

“Kjo prokurori guxon dhe hap hetim per Zerin e Amerikes. Dhe ndaj kujt ???  Ndaj Zerit te Amerikes. Ky eshte tamam fundi. Kjo ishte reforma ne drejtesi,ky ishte vetingu,kjo eshte “drejtesia e re”. Prokurori e vene ne sherbim te nje zvarraniku pushteti si edi rama,ketij me te shplarit e me te peshtirit e zvarranikeve te karriges me merimanga te pushtetit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *