Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me raportin përdundimtar të OSBE në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili shprehet se 30 qershori ra dhe se tani është radha e opozitës që të shpëtojë vendin.

 

Sipas Vasilit, raporti i OSBE/ODIHR I vuri vulën e zezë votimeve moniste ndërsa akuzon kryeministrin Rama nuk pop yet as për Kushtetutë e as për ligje.

 

“OSBE foli, 30 qershori ra, tani perpara te shpetojme vendin!! Shqiperia nuk ka me asnje minute kohe per te humbur me kete tufe banditesh qe kane rrembyer qeverisjen e vendit. Raporti i OSBE -ODIHR i vuri vulen e zeze votimeve moniste kriminale te 30 qershorit. Eshte misioni i cdo qytetari dhe opozites qe te jene ne kembe dite e nate per te shpetuar vendin. Maskarenjte qe kercenojne qytetaret me vendin e punes dhe deri edhe heqjen e ndihmes sociale jane nje turp qe duhet shkulur me rrenje. Nuk mundet me qe te lihet Shqiperia ne duart e nje sharlatani politik si Edi Rama i cili shkaterroi imazhin dhe rrenoi ekonomine e vendit. Gjithe bota tashme e di qe Shqiperia eshte zaptuar nga nje klike horrash te cilet e kthyen vendin me mbrapa se sa edhe monizmi i para viteve 90′. Antishteti i instaluar nga Edi Rama nuk pyet as per kushtetute, ligj, kode e rregulla por thjesht pyet per ate qe ju duhet dhe u intereson krimineleve banditeve trafikanteve te te gjitha llojeve e sojeve. Cdo veprim per te mbrojtur vendin nga pushtuesit ne qeveri eshte detyrim dhe legjitim. Asgjesimi i zgjedhjeve nga Edi Rama eshte krimi me i rende ndaj te sotmes dhe te ardhmes se shume brezave ndaj detyra e mbrojtjes se zgjedhjeve te lira ecte ndershme eshte e shenjte. OSBE foli tani eshte radha jone….”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *