Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaroi se askush nuk do t’i pengojë zgjedhjet në Shqipëri.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili shprehet me ironi se votimet kanë filluar dhe se kutitë e votimit janë mbushur që tani.

 

Sipas Vasilit, me mbylljen e votimeve OSBE e të gjithë vëzhguesit do të jenë rehat pasi zgjedhjet janë mbyllur përpara kohe.

 

“Askush nuk i pengon zgjedhjet ne Shqiperi. Ne 30 qershor ka vetem votime te rilindjes dhe nuk zgjedhje. Votimet kane filluar,kutite e votimit i kane mbushur qe tani,ndaj OSBE dhe vezhguesit nga do qe vijne do te jete rehat fare ne 30 qershor. Kongresi i Autoriteteve Lokale te Keshillit te Europes me te drejte nuk erdhi per te vezhguar sepse votimet pa zgjedhje s’kane nevoje per vezhgim. Gjynah qe harxhojne gjithe keto para’ me dieta etj per te vezhguar zgjedhjet e nje partie.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *