Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili këshilloi që të shtohen investimet në Institutin e Shëndetit Publik me qëllim që menaxhimi i pandemisë të jetë më i mirë.

Ai u shpreh në rrjetet sociale se duhet të forcohen kapacitetet laboratorike, të kryhen më shumë testime dhe në këtë mënyrë shmanget edhe stresi i punonjësve.

“Investimi ne shendet publik ne teresi dhe mbi te gjitha ne Institutin e Shendetit eshte pika kyce per te menaxhuar pandemine. Pa rritur intensivisht kapacitetet laboratorike testuese dhe aftesine e perpunimit te te dhenave, pandemia do te kete nje menaxhim kaotik, te pa shenjestruar dhe pa aftesi prognozimi. Investimet duhet te jene te shpejta dhe me peshe sepse situata eshte emergjente dhe duhen kryer testime te bollshme pa te cilat nuk mund te ndertohet asnje model epidemiologjik  qe mundeson racionalizimin e nderhyrjeve dhe targetimin e tyre. Stresi dhe demotivimi per shkak te mbingarkeses do te ule pashmangshmerisht kapacitetet dhe cilesine.”

Sipas Vasilit, ISHP përballon pandeminë e koronavirusit me të njëjtin laborator që përballoi edhe epideminë e gripit të derrit në 2010. Ai tha se duhet të hartohet sa më parë një masterplan investimesh.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *