E hënë, 28 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Gjonaj zero rol në reformën në drejtësi, ambasadorët të lexojnë ligjet!

Me një gjuhë të ashpër, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzoi ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj se është thjesht një falsifikatore e reformës në drejtësi. Ai tha në “Facebook” se ajo nuk ka asnjë rol vendimtar në këtë reformë. Për këtë, u bëri thirrje edhe ambasadorëve që të lexojnë ligjet dhe të jenë edhe më të qartë.

 

 

“Etilda zero rol në reformën në drejtësi, por rol kryesor si falsifikatore! Etilda, pra Ministria e Drejtësisë, ka zero rol në reformën në drejtësi. Zero është roli i Ministrisë së Drejtësisë dhe ky zero rol është përcaktuar qartë në të gjitha ligjet e reformës në drejtësi. Këto ligje të cilët janë të shkruar në shqip dhe anglisht… mund t’i lexojnë pa problem edhe shqiptarët, edhe ndërkombëtarët, bile edhe ambasadorët…!! Komisioni i Venecias ka qenë asgjësues në opinionin e tij për reformën në drejtësi dhe kërkonte prerë që Ministria e Drejtësisë të mos kishte asnjë karrige në qeverisjen e gjyqësorit dhe në asnjë nga institucionet e reja të gjyqësorit.”

 

Sipas Vasilit, çdo mbështetje për Etilda Gjonajn, është thjesht një “dorë” që jepet për të asgjësuar reformën në drejtësi. Një reagim i tillë i zyrtarit të LSI erdhi pas takimit të Gjonajt me ambasadoren Yuri Kim. Diplomatja amerikane i kërkoi ministres që të vijojë me të njëjtin kurs për reformën në drejtësi, në një kohë kur akuzat ndaj saj nga presidenti Ilir Meta s’kanë qenë të pakta.

 

Vazhdo të lexosh