E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Dosjet “184” dhe “339”, kusht i pakalueshëm për negociatat! Rama bën sikur harron!

Teksa mbahej mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili bëri një reagim në rrjetet sociale. Ai tha se negociatat nuk hapen për sa kohë që nuk hetohen dosjet e vjedhjes së votës.

“Hetimi i dosjeve 184 dhe 339 është kusht i pakalueshëm për hapjen e negociatave ! Rama bën sikur e harron. Nuk ka faj se është edhe ai brenda! Ne nuk harrojmë! BILD nuk harron! Bashkimi Europian nuk harron! Berlini nuk harron!”

Postimin Vasili e mbylli me një deklaratë të eurodeputetit gjerman, Michael Gahler që vlerëson arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore. Por nga ana tjetër, ai kërkon edhe ndëshkim për ata që blejnë vota.

Vazhdo të lexosh

Reklamë