E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: BE foli, Ligji i Teatrit ra. Ngushëllime!

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili reagoi në lidhje me letrën e Bashkimit Evropian për Teatrin.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan se BE foli për ligjin e teatrit. Ai thotë se qeveria tundi dynjanë se do të rrëzonte dekretin e Presidentit

 

Reklamë

“Ligji i teatrit ra. Po ra fare fare.

Sepse edhe ligj special per vetem nje firme te vetme siç bene keta hajdutet e qeverise e te bashkise edhe gare te hapur per te gjithë firmat e interesuara sic thote BE ne letren per teatrin kane aq lidhje sa nata dhe dita. Keta azganet u gafurrën si gjeli ne pleh dhe tunden dynjane qe do te rrezonin dekretin e presidentit sa te hapej parlamenti, bile bashkia ne histeri e siper tha:” duroni dhe 40 dite”. Ndersa tani BE na tregon qe keta po vete qeveri e bashki qenkan gati ta ndryshojnë?!

Edhe jargaviten e gënjejnë e thonë na dha të drejtë BE pastaj.

Po a kane turp,apo e kane zanat ta hane turpin me buke boll qe ta rjepin teatrin dhe milionat.

Mbylleni gojën se jua shpifet të gjithëve.

Ligji i teatrit ra, të rroni vete!!

Ngushëllime bashkisë dhe qeverisë!!”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë