Petrit Vasili ka vënë në dukje uljen e numit të testimeve për COVID në krahasim më ditët e tjera.

Duke iu referuar shifrave ditore të publikuar këtë të hënë, ku u regjistruan 953 raste të reja, 174 më pak se një ditë më parë, për Vasilin, të infektuarit nuk janë ulur, por, përkundrazi, janë shtuar.

Në një postim në rrjetet sociale, ai i konsideron shifrat e pandemisë, një lojë mashtruese të qeverisë, raporton Vizion Plus.

“Rilindja nuk heq dore nga mashtrimi me shifrat e pandemise! Sot qeveria paraqiti 953 raste te reja te qytetareve te infektuar me COVID. Ne dukje me pak se nje dite me pare kur ishin 1124 raste reja. Por e verteta eshte krejt ndryshe. Sot testimet u ulen me rreth 20%. Nga 4254 ne 7 shkurt pra nje dite me pare, ne 3485 testime sot me 8 shkurt, thene me thjesht 769 testime me pak. Ne rast se ne 7 shkurt treguesi i pozitivitetit ishte 26.4%, ndersa sot ne 8 shkurt perkundrazi ai eshte rritur ne 27.4%. Pra rastet realisht jo vetem nuk jane ulur, por perkundrazi jane rritur. Rilindja nuk heq dore nga loja mashtruese me shifrat dhe kjo eshte kriminale sepse behet fjale per Pandemi, qe merr jete njetezish.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *